Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës.
Mbi 20 fshatra të Lezhës janë për momentin pa energji elektrike!
Prej 24 orësh, nuk kanë energji elektrike njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh.
Ende nuk ka asnjë informacion se kur mund të rikthehet energjia.