I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, ku po flitet mbi bilancin e vitit 2020 në vendin tonë, eksperti i ekonomisë u ndal te tërmeti, pasojat e tij dhe premtimet e kryeministrit Edi Rama për procesin e rindërtimit.
Sipas Sokos, deri tani kemi vetëm 70 shtëpi të ndërtuara dhe dorëzuara, ndërkohë që kërkesa është për 13 mijë të tilla.
Pano Soko: Ne tani në fund të vitit mund të bëjmë edhe një bilanc.
Dhe natyrisht në fillim të vitit, të gjithë duke rendur pas deklaratave të kryeministrit besuam se vërtetë, pas një vit, dakord ne nuk besonim 100% atop që thoshte kryeministri por të paktën 50% e atyre që kishin ngelur pa shtëpi duhet të kishin një shtëpi.