Meta pro ndryshimeve: Shkarkoj Edi Ramën si ministër

Shqipëria

Meta pro ndryshimeve: Shkarkoj Edi Ramën si ministër

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Edi Rama

Presidenti Ilir Meta duket se është pro ndryshimeve të fundit në qeveri, ndërsa ka dekretuar shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, Meta ka dekretuar edhe marrjen e këtij posti nga Olta Xhaçka, e cila më parë mbante atë të Ministres së Mbrojtjes.

Ndërkohë është dekretuar edhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes.

Këto ndryshime në qeveri u njoftuan vetëm pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa vijnë vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, më 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat