Kaluam një vit të vështirë, por si do të jetë ekonomia në vitin 2021?

Shqipëria

Kaluam një vit të vështirë, por si do të jetë ekonomia në vitin 2021?

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Majlind Lazim

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi jep parashikimin e tij për ekonominë e vendit për vitin e ardhshëm.

Në “Shqipëria live”, Lazimi tha se pasiguria ishte kryefjala e 2020-ës, pasiguria lidhet drejtpërdrejt me ekonominë. “Ekonomia pati pasiguritë e veta, të gjitha bizneset u detyruan të ndryshojnë planet financiare. Familjet shqiptare kuptuan që ekonomia po vuan, shumë shqiptare jetojnë vetëm me pagat mujore ose dërgesat e emigrantëve, kuptuan që duhet të jenë më nikoqir me të ardhurat”.

Sipas tij,  ka një transformim në sjelljen ekonomike të qytetarëve.

3 mujorin e parë të vitit 2021, eksperti e sheh si më të vështirin për ekonominë tonë. “Në 3 muajt e ardhshëm ndoshta do prekim pikën më të ulët. Por mendoj se do të ketë një pikë kthese në 6 mujorin e dytë të vitit do të ketë një rritje graduale, ndikuar dhe nga turizmi”.

Në fakt, sipas mjekëve, mund të jemi optimistë për verën e ardhshme pasi të infektuarit e Covid-19 do të reduktohen ndjeshëm. Ndërkohë edhe ekonomistët janë optimistë sepse nëse udhëtimet dhe turizmi vazhdojë si më parë, edhe situata ekonomike do të përmirësohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat