Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.
Kreu i Shtetit shkruan se realizimi i tij është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.
Postimi i plotë
Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.
Vendosja tërësisht operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.