Kryeministri Rama ishte sot në Shijak pranë familjeve që hynë në shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit.
Rama u shpreh se me familjet që kthehen në shtëpi sot, arrin në 1000 numri i familjeve që do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re, në kushte shumë më të mira se ato që kishin para goditjes tragjike të 26 nëntorit
Kreu i qeverisë u ndal tek një familje në Maminas, ku piu edhe një gotë raki mes batutash.
Banori: Rrofsh 100 e 200 vjet.
Rama: Më dashke të mirën, 200 vjet me lujt mendsh.
Banori: Rakia është e imja.
Rama: E ke bo vetë? Do e pijmë nga një gëllënjkë për ta bërë gëzuar. Të rroni e më e keqja iku. Ne punën tonë kemi bërë. Për fat të keq na zuri pandemia, por sot 1000 familje që bëjnë gëzuar në shtëpi. të tjerat në Janar e Shkurt, pallatet i çik më vonë.
Kryefamiljari e hapi edhe temën e votës duke i thënë se e meriton, ndërsa gruaja i jepte rëndësi qerasjes ndaj kryeministrit, i cili rrëfeu edhe historinë e tij me thyerjen e notës në sjellje për karamelen Zana.
Rama: Votën mendoje mirë se jeni dhe shijaksa.
Gruaja: Urdhëro ndonjë karamele.
Rama: Prandaj i dua gratë, se nuk bëjnë sikur.
Gruaja: Nuk e morët një karamele.
Rama: Do e marr një karamele Zana. Më kanë thyer notën në sjellje për karamele Zana kur kam qenë oficer se bëra një vjershë për zhveshjen e Zanës.