Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit në polici, 59-vjeçarit që qëlloi për vdekje bashkëjetuesen dhe motrën e saj, mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas “abcnews”, ai ka deklaruar se vrasjen e ka bërë nga xhelozia, duke shtuar se ishte nisur për t’u dorëzuar vetë në polici.
"Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë Ademi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku u qëlluan për vdekje Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Ato u ekzekutuan në banesë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka qenë fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.