Në Maminas të Durrësit janë sekuestruar 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në makinën e një shtetasi me inicialet N. Gj, i cili do t’i shiste në dyqan.
Ky i fundit u procedua për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë".
Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin për të shmangur raste të tilla.
Prej disa vitesh është e ndalur tregtimi dhe përdorimi i lëndëve piroteknike.