Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe të rinjtë e Forumit që ai drejton ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë.
“Uroj nga thellësia e zemrës që Zoti të na japë forcë e kurajo të përballojmë vështirësitë e jetës në Shqipëri!“, shkruan Këlliçi në një postim të tijin në Facebook, ndërsa fton të ndihmojmë çdo nevojtar që hasim.
Belind Këlliçi: Viti i Ri po afron dhe shumë fëmijë, prindër e gjyshër nuk kanë mundësi të festojnë. Ndonëse pa një shtëpi të ngrohtë, me shëndetin e rrezikuar e pamundësi të tjera, dëshira për të festuar si të tjerët, është e madhe.
Vajzat e FRPD organizuan gjithçka më së miri; mbledhjen e ndihmave, me ushqime, veshmbathje, libra e lodra.
Thirrjes së tyre iu bashkuan shumë të rinj, të cilët i falenderojmë nga zemra. Të gjithë së bashku, të rinj e të reja, dhuruam çka mundëm, për të dhënë shpresë e dashuri në këtë fundvit. Ishin ditë të mbushura me emocione të përziera, të bukura e të hidhura. Lotuam dhe gëzuam njëkohësisht.
Uroj nga thellësia e zemrës që Zoti të na japë forcë e kurajo të përballojmë vështirësitë e jetës në Shqipëri!
Të ndihmojmë nevojtarët që i shohim kudo! Gëzuar Vitin e Ri dhe mot më mirë!