A do të hyjmë në 2021 me dëborë? Ky është parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

A do të hyjmë në 2021 me dëborë? Ky është parashikimi i motit për nesër

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Sot pasdite (e enjte, dt. 31) dhe nesër (e premte, dt. 01.01) priten reshje të dobëta deri lokalisht të dobëta në të gjithë vendin.

Shumica e reshjeve priten sot pasdite.

Në veri dhe lindje të vendit, në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt. 01.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 13 °C

në vendet e ulëta: 2 / 13 °C

në vendet malore: -1 / 7 °C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat