“Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme”/ Rama për koronavirusin

Shqipëria

“Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme”/ Rama për koronavirusin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët.

Në mesazhin për fundin e vitit, kreu i qeverisë thekson se fillimisht do të vaksinohen grupet më të rrezikuara që nis me bluzat e bardha.

“Beteja jonë vazhdon me sigurimin e vaksinës kundër armikut të padukshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet më të rrezikuara, bluzat e bardha, mësuesit, punonjësit e policisë. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo nuk luftë nuk do të mund të mbarojë në fund të vitit të ardhshëm”- theksoi Rama.

Ai u shpreh se vitin e ardhshëm, biznesi i vogël do ta nisë me zero taksa, ndërsa mjekët do të marrin paga më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat