Urimi për 2021, Mediu: Qoftë viti i rikthimit në rrugën tonë europiane

Shqipëria

Urimi për 2021, Mediu: Qoftë viti i rikthimit në rrugën tonë europiane

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu uron shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

“Ardhtë i bardhë për shqiptarët kudo që ndodhen.

Viti 2021 uroj të jetë Viti i rikthimit në rrugën tonë Europiane.

Viti i një ndryshimi të përgjegjshëm ku çdo shtetar dhe politikan të shërbejë për shqiptarët dhe kombin.

Viti i mundësive për zgjedhje të lira, qeverisje të drejtë, punësim dhe zhvillim ekonomik.

Viti i opozitës qytetare dhe kombëtare e republikanëve si pjesë e saj”, shprehet Fatmir Mediu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat