Në prag të ndërrimit të viteve, dy persona të moshave 51 dhe 57 vjeç nga Vlora janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore të cilët dyshohet se janë intoksuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.
Policia bën me dije se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
“Në spitalin rajon Vlorë, rreth orës 20:25, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit P. Sh., 57 vjeç dhe V. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.