Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim, për një Vit të Ri të gëzuar dhe plot mundësi.
"Të dashurit miq, Gëzuar Vitin e Ri - Gëzuar 2021! Le të presim një Vit të Ri që është më i dashur, më i lumtur dhe plot mundësi", shkruan Kim.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë mbasada e SHBA-së në Tiranë, e cila ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada shkroi se shpreosn që vitin e ardhshëm të forcohet miqësia mes dy vendeve ndërsa do të festohet edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.