Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas qëndrimit të ardhur nga qeveria nëpërmjet drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga.
"Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës", deklaron Basha.
Fuga në një reagimin e tij sulmonte Bashën, duke e ironizuar se ai flinte gjumë, në kohën kur Shqipëria siguroi vaksinën anti Covid.
"Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s'kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh", reagoi Fuga në rrjetet sociale.