Ish-ministri: Rama, "Plaku i Vitit të Ri" me thesin bosh, vaksinat nuk mjaftojnë as për...

Shqipëria

Ish-ministri: Rama, "Plaku i Vitit të Ri" me thesin bosh, vaksinat nuk mjaftojnë as për...

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:28
Ilustrim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka kritikuar masat e qeverisë për sigurimin e vaksinës anti Covid, duke deklaruar se ato nuk mjaftojnë as për 1/4 e stafit të mjekëve dhe infermierëve.

"Për te kuptuar, sipas protokolleve europiane etj, Shqipëria ka nevojë për të vaksinuar reth 2,3 milionë qytetarë, që megjithë firon, mundësinë e një rifreskimi të tretë për disa, kërkon reth 5,5 mln doza. Sidoqoftë më vjen mirë që kjo Qeveri më në fund e pranoi atë që ne këmbëngulim prej Shtatorit, që ishte një gabim fatal ngurtësimi vetëm te COVAX e mos kontraktimi ndërkaq direkt me kompanitë prodhuese ose nëpërmjet vendeve kryesore të BE", shprehet Shehu.

Statusi i plotë ne Facebook

“Inati” i 1 Janarit i Ramës ndaj BE, demagogji për të transformuar dështimin në “fitore”.

Kryeministri sot mbasi anatemoi Europën, njofton për ardhjen me “pikatore” të disa dozash vaksinash për 5000 qytetare në “javën e tretë të janarit”, që nuk mjaftojnë as për 1/4 e personelit shëndetësor, pa llogaritur grupet e tjera te “rrezikut”, megjithatë të shpresojmë dhe për aq!

Kjo në një kohë kur Janari do të jetë për të gjithë Europën e shumicën e Botës periudhë e vaksinimit masiv të popullsisë.

Njofton që do të mbylle me Pfizer për 500 mijë doza, pra për 250 mijë qytetarë në muajt e ardhshëm, të shpresojmë, por është përsëri shume pak e shumë vonë.

Për te kuptuar, sipas protokolleve europiane etj, Shqipëria ka nevojë për të vaksinuar reth 2,3 milionë qytetarë, që megjithë firon, mundësinë e një rifreskimi të tretë për disa, kërkon reth 5,5 mln doza.

Sidoqoftë më vjen mirë që kjo Qeveri më në fund e pranoi atë që ne këmbëngulim prej Shtatorit, që ishte një gabim fatal ngurtësimi vetëm te COVAX e mos kontraktimi ndërkaq direkt me kompanitë prodhuese ose nëpërmjet vendeve kryesore të BE.

Sot ai bën sikur e ka harruar COVAX!

Tashme të gjithë e kuptojnë se deklaratat e Ramës për pamundësi kontraktimi direkte me kompanitë ishin një mashtrim me pasoja humbje jete, shëndeti e shkatërrim ekonomik për vendin.

Nqs Shqipëria do kishte vepruar në kohë, në bazë të rregullave të kontraktimit, sot në vendin tonë do të kishte filluar vaksinimi i grupeve te “rrezikut”, në Janar do të fillonte vaksinimi masiv, pa pasur nevojë për “trastën” bosh ose me shpresë shumë pak të mbushur të “lypsarit”.

Pra Kryeministri i ynë as nuk duhet të anatemojë BE, gjë që vjen dhe nga orientimi i tij vizionar, as të marrë rolin e shpëtimtarit kur deklaron që po “realizon” një pjesë të vogël e të vonuar të detyrimeve të tij, as të kërkojë të marre rolin e "Plakut të Vitit të Ri" me « thesin bosh », por të pranojë qartësisht dështimin e deritanishëm e të kërkojë ndihmen e te gjithë faktorëve për të mbushur sado pak boshllëkun e krijuar nga ai vete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat