Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e dytë të vitit me një video të spitaleve. Pamjet tregojnë spitale të rikonstruktuara, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se më e keqja është hedhur pas krahëve.
“MIRËMËNGJES
Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.
Nga ana tjetër, në këto pamje shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.
“Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, një projekt madhor që finalizohet këtë vit. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund punët e mira që kemi nisur”, shprehet ajo.