Detajet tronditëse/ Përparim Ademi: U lidha me Kristinën më pas me Zhanetën, udhëtoja me të dyja dhe gruan në Greqi

Shqipëria

Detajet tronditëse/ Përparim Ademi: U lidha me Kristinën më pas me Zhanetën, udhëtoja me të dyja dhe gruan në Greqi

Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë e motrave Kristina Bardhi e Zhaneta Metani nga 59-vjeçari Përparim Ademi, më 31 dhjetor të 2020.

Për median raportohet një pjesë e dëshmisë së tij para Gjykatës së Tiranës, teksa i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Siç raportohet, autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para 20 e ca vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin.

Autori i vrasjes ka pretenduar para togave te zeza se ka dhe fëmijë me këtë të fundit, por nuk i ka regjistruar në gjendje civile. Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi.

Më tej, raporton gazetarja Lala për “BalkanËeb”, 59-vjeçari Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat