Ndryshimet në qeveri të kryer në fund të dhjetorit kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi të thërrasë seancën urgjente për votimin e dekreteve të presidentit Meta.
Për 2021, Parlamenti do të mblidhet jashtë radhe për të votuar dekretet që parashikojnë emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme dhe të Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes.
Për të realizuar këto lëvizje të më të fundit në qeveri, mazhorancës socialiste i duhet të votojë fillimisht dekretin e firmosur nga Meta për shkarkimin e Edi Ramës nga posti i ministrit të Jashtëm.
Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka kërkuar mbledhjen e urgjente të parlamentit për të votuar ndryshimet në qeveri.
Si rregull Parlamenti duhej të mblidhej më 18 janar, por urgjenca e Ramës për “kopsitjen” e ministrave e ka detyruar që të detyrojë deputetët të ndërpresin pushimet e dimrit dhe të kthehen menjëherë për të votuar ministrat e qeverisë.