2021 viti i ndryshimit/ PD: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Shqipëria

2021 viti i ndryshimit/ PD: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 16:42
PD

Përfaqësues të Parisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi kanë zhvilluar takime me familje që jetojnë në kushte të vështira. Ata gjatë takimit theksuan se ky vit do të jetë viti i ndryshimit për shqiptarët.

“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.” – theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë bashkëbisedimit në 3 familje në Baldushk.

Sekretari  Bardhi inkurajoi qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.

“Gjithmonë e më shumë shqiptarë po kuptojnë se ka ende shpresë për të ndryshuar. Gjërat mund të bëhen ndryshe. Shqiptarët e kuptojnë se mund të kenë një qeverisje që kujdeset për qytetarët e jo një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Për fat të keq në këto 8 vite na u premtuan 300 mijë vende pune, por për fat të keq u mbyllçn 300 mijë vende pune. Me besim tek njëri-tjetri, do të kemi mundësi këtë vit për të bërë ndryshimin, ndryshimin që pret shumica e shqiptarëve. Pa asnjë diskutim vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës, dështimeve të tij dhe gjithë pasojave që ka sjellë keqqeverisja në këto 8 vite, papunësi, rritje të kostos të jetesës, shtim të varfërisë, braktisje të njerëzve. Prandaj ndryshimi fillon nga një qeveri, që mbështet njerëzit dhe nuk punon për vete. ky është viti që do të bëjmë të mundur ndryshimin. Nuk e ka më në dorë Edi Rama. E kemi ne në dorë. Ne do të na keni në krah, sa herë te keni nevojë!” – u shpreh Gazment Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat