31 të infektuar me COVID në Berat në dy ditët e para të 2021, shumica pensionistë

Shqipëria

31 të infektuar me COVID në Berat në dy ditët e para të 2021, shumica pensionistë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me COVID-19 në qarkun e Beratit.

31 është numri i rasteve të raportuara me COVID-19 në dy ditët e para të këtij viti. Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të janarit rezultojnë 19 shtetas "pozitiv", 13 në Berat dhe 6 në Urë-Vajgurore.

Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë. Mes këtyre rasteve është konfirmuar "pozitive" një mësuese në shkollën e mesme të muzikës "Ajet Xhindole" në Berat, shkruan shqiptarja.com

Të dhënat e mësipërme i përkasin testimeve të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat, ku përveç Beratit testohen edhe banorët e Urës-Vajgurore, ndërkohë që qytetet Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan i kryejnë testimet në qendra të hapura posaçërisht për testime, brenda institucioneve përkatëse të shëndetit publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat