Një adoleshent nga Vlora u dërgua sonte i plagosur në spitalin rajonal të qytetit bregdetar, pasi është goditur nga një armë prerëse, që mund të jetë edhe një kaçavidë.
I riu, rreth 15 vjeçar, u gjet përtokë i gjakosur nga forcat e rendit, pas një konflikti që dyshohet të ketë ndodhur në zonën e Lungomares.
Viktima mësohet se është goditur në afërsi të qafës, por sipas personelit mjekësor nuk është në rrezik për jetën.
Policia pritet që të marrë dëshminë e tij për të shkuar në gjurmët e autorëve.