PD: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Shqipëria

PD: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me familje që jetojnë në kushte të vështira në Baldushk të Tiranës. Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, kanë dhënë mesazhin së ky do të jetë viti i ndryshimit.

Sipas Bardhit, 2021 do të jetë viti i një një qeverie të re që mbështet njerëzit e nuk punon për veten. Bardhi ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një vaksinë që të shërojë dështimet e qeverisë aktuale, dhe më e mira është largimi i Edi Ramës.

“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës.

Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Më tej Sekretari  Bardhi inkurajoi qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat