Ato kanë pritur ndërrrimin e viteve. Festuan me prindërit dhe familjarët më të ngushtë ashtu siç e kërkon tradita. Trokitën gotat dhe thanë gëzuar. E sapo hyri 2021, vendosën të arratisen. Dy shoqet, të cilat nuk kanë mbushur ende moshën madhore 18 vjeç, janë arratisur nga shtëpia dhe pa adresë, pohon një burim policor . Ngjarja e denjë për të qenë imitim i filmit amerikan ‘Telma dhe Luise’ ikën nga banesa në datën një janar dhe prindërit e tyre janë vënë në kërkim. Së bashku me ta edhe policia që prej ditës së parë të vitit që sapo ka trokitur.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë , të dyja vajzat shoqe të ngushta me njëra tjetrën kanë fikur telefonat dhe numrat e tyre dalin të padisponueshëm. Ato kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe dokumente të tjera e janë larguar nga banesat respektive. Prindi i parë u paraqit në komisariatin numër një, pasi u bind se e bija nuk ishte tek shoqja e ngushtë ashtu siç kishte thënë në shtëpi ditën e parë të vitit kur ishte larguar. ‘Po shkoj tek shoqja ime tha M. mosha 16 vjec”. Por të njëjtën gjë ju tha në datën një janar edhe K.. ‘ Po shkoj tek M. ta takoj u justifikua adoleshentja” . Se cfarë tha secila prej tyre, si justifikim për të dalë nga banesa herët në mëngjesin e datës një janar e pohojnë prindërit e tyre.
‘Fëmija ime është hera e parë që e fik telefonin dhe ikën në këtë mënyrë, asnjëri prej nesh nuk ka dijeni se ku gjendet aktualisht. Ime bijë ka marrë sende personale dhe disa kursime cash që i kishte grumbulluar për festat”- ka treguar i ati i 16 vjecares në polici, sipas burimeve, të cilët shtojnë se është kontrolluar sistemi tims për këtë qëllim me shpresën se do mbërrihet në gjurmet e dy shoqeve të ngushta.
Si u zbulua arratisja?
Prindi i 16 vjecares tjetër me emrin me inicial K. pasi e ka pritur të bijën që të kthehej për drekë e ka telefonuar atë. Vajza doli nga shtëpia herët në mëngjes në orën nëntë të datës një janar. “Pasi e telefonova disa herë dhe numri dilte i fikur, në orën 15 shkova tek shtëpia e shoqes së saj M. tek e cila na tregoi se po shkonte për ta uruar live për Vitin e Ri. Kur shkuam mësuam se vajza nuk ndodhej aty dhe se njëkohësisht njëlloj kishte vepruar edhe M.”
Edhe 16 vjecarja tjetër ka marrë vecv kursimeve edhe kartën e identitetit dhe veshje.
Polcia pranon se ka dyshime të forta se vajzat janë larguar së bashku dhe të dyja megjithë përpjekjet disa orëshe vazhdojnë ti kenë numrat e telefonit të padisponueshëm dhe të fikur nga filmi Thelma & Louise.
Prindërit e shoqeve
Por të pyetur nga policia asnjëri nga prindërit nuk ka dijeni se ku mund të kenë shkuar adoleshentet. ‘Nuk e di se ku mund të ketë shkuar ime bijë- pohon njëri nga baballarët , dyshoj se kanë ikur të dyja së bashku , por se ku nuk mund ta them pasi nuk kam informacion”
Policia pohon zyrtarisht se ka bërë shpalljen në kërkim të dy adoleshenteve për të cilat nuk dihet nëse e kanë parë apo jo filmin “Thelma dhe Louise”, me protagoniste dy shoqe të ngushta që të pakënaqura nga jeta vendosën të braktisin gjithçka dhe të arratisen.