Zhduken pa lënë gjurmë dy vajzat e mitura në Tiranë, familjet në alarm

Shqipëria

Zhduken pa lënë gjurmë dy vajzat e mitura në Tiranë, familjet në alarm

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Dy familje në Tiranë janë alarmuar pasi dy vajzat e tyre të mitura janë larguar nga banesat më 1 janar dhe nuk janë kthyer më që prej asaj dite.

Vajzat me iniciale M.H dhe K.A janë 16 vjeçe dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Ndërkohë, pas dreke prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.

Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa. Prindërit kanë denoncuar në polici humbjen e tyre, ndërsa prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt. Policia është vënë në lëvizje, ndërsa ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat