Një automjet është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit të Laçit. Dyshohet se ka të lënduar.
Burime për Ora News bëjnë me dije se automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë ka shpërthyer.
Mësohet se zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ndërsa ende nuk dihen rrethanat.