Rama nuk kursen batutat: Rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari

Shqipëria

Rama nuk kursen batutat: Rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë me inspektimeve në Kume të Vlorës, një lagje e madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të Vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës – kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.

Gjatë inspektimeve Rama është pritur nga një numër i madh banorësh. Një prej tyre i është ankuar kryeministrit se shumë qytetarë e kanë marrë legalizimin, ndërsa ai akoma jo.

Banori: S’kam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë…

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë, por dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça…

Rama: Nga Korça ke ardhur ti? Duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat por s’je vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo, rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështukëta se rrinë kështu si korçarë, se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat