Aksident i rëndë në dalje të Elbasanit, dyshohet për dy të plagosur rëndë

Shqipëria

Aksident i rëndë në dalje të Elbasanit, dyshohet për dy të plagosur rëndë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Nga aksidenti i ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përfshirë dy makina, dyshohet për dy persona të plagosur rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Aksidenti i mbrëmjes  është i katërti në total që shënohet sot në rrugët e vendit tonë.

Në aksidentet e tjera të ndodhura gjatë ditës së sotme kanë humbur jetë 3 persona.

Aksi në dalje të Elbasanit, për në Tiranë, ka qenë i mbingarkuar për shkak të emigrantëve të kthyer, por edhe kthimit të kryeqytetasve nga juglindja ku kanë kaluar fundjavën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat