Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila në një rrëfim personal e jo vetëm, sigurisht që nuk mund të mos flitej, e pyetur për zgjedhjet e 25 Prillit, për të cilat Spiropali shprehet me bindje të plote se ka shumë arsye që pse vota më 25 Prill duhet te shkojë për Ramën dhe PS-në.
“Nuk mjafton asnjeherë puna që mund të bëhet për një vend. E rendësishme është që të bësh aq punë sa të lejon koha, mundesitë, dhe besoj që në këtë pikpamje, PS dhe kjo mazhorancë, dhe Edi Rama si kryeministër është i pa krahasueshëm me asnjë kryeministër që ka qenë përpara tij dhe, PS me asnjë forcë tjetër, përsa i perket frymës progresiste që ka, në të gjitha pikpamjet”, – u shpreh Spiropali duke listuar punët që ka bërë PS.
“Nuk po them që qeveritë e mëparshme nuk kanë bërë punë, por punë të tilla që janë si ajo kështjella e rërës që ngrihet e ngrihet e pastaj bie, sepse nuk ka themele të forta. E dimë kush janë, kush është Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, dhe Lulzim Basha që është thjeshtë fasada e ketyre zgjedhjeve”, shtoi ndër të tjera Spiropali, duke shtuar se shumë gjëra janë shumë herë me mirë tani se në kohën e PD-së.
Ndiqeni intervistën e plotë: