Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur shqetësimin lidhur me zbulimin e rasteve të mutacionit të Covid-19, i cili u shfaq fillimisht në Britaninë e Madhe.
Rastet u identifikuan gjatë një inspektimi nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.
Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu dorëzuan pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.
Konkretisht, 6 pasagjerë të fluturimit u testuan pozitivisht dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë do te qëndrojnë në karantinë.
Sipas asaj që raporton ANT1, mutacioni i ri është identifikuar në 4 raste dhe ky fakt duket se ka kontribuar në vendimin për një bllokim edhe më të rreptë të shpallur nga qeveria për javën e ardhshme.
Në çdo rast, të gjitha të dhënat do të merren parasysh në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku do të merren vendime në lidhje me hapjen e shkollave më 11 janar.
Mutacioni i ri i Covid-19 karakterizohet nga një transmetueshmëri shumë e lartë.