Në doganën greke në Kakavijë gjatë mbrëmjes së sotme janë kthyer mbrapsht disa emigrantë të cilët kanë qenë me dokumente të rregullta me leje qëndrimi por këtë të fundit të skaduar.
Pak kohë më parë shteti fqinj njoftoj se pavarësisht se emigrantëve mund t’ju ketë skaduar leja e qëndrimit ata nuk do te penalizohen për këtë por vlefshmëria e tyre do të shtyhet.
Autoritet doganore iu kanë komunikuar emigranteve se , nuk e njohin ligjin e miratuar në Parlamentin e Greqisë, dhe se ende nuk kishin një dokument ku t’ju thuhej se emigrantët me leje qëndrimi të skaduar mund të udhëtonin drejt Greqisë.
Po ashtu një pjesë tjetër janë paraqitur në doganë me test negativ ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv.