Policia e Vlores konfirmon dhe sqaron konfliktin.Nuk behet fjale per te shtena me arme zjarri por per nje person i cili ne brendesi te baneses te nje shtetasi tjeter ka kanosur me nje arme zjarri e cila ka qene me leje, ka kercenuar te zotin e baneses dhe me pas eshte lajmeruar policia e Vlores e cila i ka shoqeruar te dy personat ne komisariat dhe po kryen hetimet perkatese
Policia e Vlorës sqaron ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Llakatund.
Sipas uniformave blu, nuk bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri, por një person ka hyrë në brendësi të banesës të një tjetër personi dhe ka ka kanosur pronarin me armë zjarri.
Menjëherë është lajmëruar Policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi në komisariat dy personat.
Raportohet se arma me të cilën u bë kërcënimi ka qenë me leje, ndërsa dy personat e përfshirë kanë patur një konflikt më herët.