Dogana greke bllokon emigrantët shqiptarë në Kakavijë, shkak lejet e qëndrimit

Shqipëria

Dogana greke bllokon emigrantët shqiptarë në Kakavijë, shkak lejet e qëndrimit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:39
Kakavijë

Në Kakavijë autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht mbrëmë disa emigrantë shqiptarë të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi, por me mjete identifikimi  jashtë afateve të përdorimit ligjor.

Pak kohë më parë qeveria greke njoftoi se të gjithë emigrantëve shqiptarë që u ka skaduar leja e qëndrimit nuk do të penalizoheshin, por do të shtyhej afati i përdorimit të tyre, shkruan Faxweb/ Në këtë mënyrë sigurohej kalimi në kufi i emigrantëve, por policia kufitare greke mbrëmjen e së dielës theksoi se nuk e njeh ligjin e kaluar në parlamentin grek, pasi atyre nuk u është dorëzuar ende një dokument i shkruar.

Po ashtu një pjesë tjetër e emigrantëve janë paraqitur me test negativ PCR.

Ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv, duke mos u lejuar të kalonin në pikën kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat