U infektua me COVID-19 së bashku me familjen e tij, Petro Koçi del me premtimin e madh

Shqipëria

U infektua me COVID-19 së bashku me familjen e tij, Petro Koçi del me premtimin e madh

Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:44
Petro Koçi

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi pak javë më parë u infektua me koronavirus sëbashku me familjen e tij. Pasi rezultuan pozitivë me virusin ata u karantinuan në shtëpi dhe ndoqën këshillat e mjekut të familjes.

Ndërkohë që ditët kanë kaluar, mesa duket Petro Koçi dhe familja e tij kanë arritur ta fitojnë betejën me ‘armikun e padukshëm’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi shkruan se shumë shpejt do t’iu përvishet punëve të shuma të këtij vendi dhe i uron mirëseardhjen vitit 2021.

“Shumë shpejt gati, për t’iu përveshur me vrull punëve të shumta të këtij viti. Mirë se erdhe 2021”, shkruan Petro Koçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat