Basha: Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të përballet me një krizë urie

Shqipëria

Basha: Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të përballet me një krizë urie

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:09
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” bën me dije se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë qeverisjes së tij.

Po ashtu ai thekson se Partia Demokratike është alternativa që i duhet vendit, ndërsa shton gjysma e familjeve jetojnë në varfëri dhe se Shqipëria do të përballet me krizë urie nëse kjo situatë nuk ndalet.

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet e përditshme dhe papunësia rriten çdo ditë.

Ne do të sjellim një shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat