Kledis Deda është 26-vjeçari që humbi jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Ellbasanin me Bradasheshin.
Mjeti ku ai udhëtonte së bashku me një të re, që sipas Policisë është me inicialet F.B u shkatërrua plotësisht teksa u përplas me një minibus që po vinte nga Korça, 5 pasagjerë të të cilit mbetën të lënduar në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Deda ishte baba i një fëmije të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe drejtuesja e mjetit.
Ndërsa nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ajo ka qenë bashkëshortja e tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/04/auto_-640-0-5ff2c8834e3b71609749191.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/04/auto_-640-0-5ff2c882f1f151609749193.jpg)