Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala.
Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa mëngjesin e sotëm mundi të arratisej nga ambjentet e komisariatit nr.1 të Policisë në Tiranë ku po mbahej në paraburgim.
Lala është arratisur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se 30-vjeçari ka shtyrë efektivin e policisë që po e shoqëronte për t’i marrë shenjat e gishtave e më pas është larguar me vrap.
Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e tij.
30-vjeçari u arrestua më 2 janar në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet ndërsa qarkullonte me armë zjarri.