Policia e Vlorës ka sqaruar ngjarjen e një dite më parë, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt. Sipas bluve, fillimisht u raportua se shtetasi me iniciale F.Z kanosi me armë zjarri një person, por më pas rezultoi se e kishte kanosur me fjalë.
Njoftimi i policisë
Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të DVP Vlorë, është njoftuar se në fshatin Llakatund, Vlorë, një shtetas po kërcënonte me armë gjahu një shtetas tjetër.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar forca të shumta të Policisë, nga verifikimet e bëra dhe nga deklarimi i personit që kishte njoftuar Policinë, rezultoi se shtetasi F. Z., 39 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohte”, Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu, por me fjalë, shtetasin A.D., 31 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë. Armën e gjahut që posedonte shtetasi F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi F. Z, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Kanosja”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.