Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje bore me intensitet të ulët.
Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë. Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë.
Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës nga km 8-16 varion nga 15-20 cm.
Megjithatë, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.