Kolaudimi i makinave/ Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatës së kontrollit teknik

Shqipëria

Kolaudimi i makinave/ Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatës së kontrollit teknik

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Kush nuk e ka kryer ende kontrollin fizik të makinës së tij, të mos shqetësohet.

Kjo pasi kolaudimi i automjeteve është shtyrë me tre muaj.

Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e linjës Belinda Balluku.

DPRRTSH sqaron se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale e kontrollit fizik të automjetit fiton edhe 3 muaj vlefshmëri.

Shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit.

Ndërsa shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet.

Megjithatë bëhet me dije se, taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, pasi përndryshe hyn në fuqi kamatë-vonesat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat