Rama i jep ultimatum Lelit: Ky pallat nuk mund të rrijë aty si gogol komunist

Shqipëria

Rama i jep ultimatum Lelit: Ky pallat nuk mund të rrijë aty si gogol komunist

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:09
Edi Rama dhe Dritan Leli

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme disa zona të qytetit të Vlorës, në kuadër të projekteve rehabilituese.

Këtë herë, në shoqërinë e deputetit të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Dritan Leli, kreu i qeverisë është njohur me punën e deritanishme në zonën e Sheshit të Flamurit.

Ndonëse reshjet e shiut nuk kanë ndalur për asnjë moment, kryeministri nën çadër nuk ka nguruar që t’i japë porositë e fundit Lelit për punën e deritanishme.

“Edhe këtë pallatin e keni planifikuar ta integroni, se nuk mund të rrijë ai aty si gogol komunist”, tha Rama, ndërsa Leli iu përgjigj se ‘po’ duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat