Kjo zonë në Qafë-Gjashtë të Sarandës nuk ka njohur asnjëherë investime thonë banorët.
“U bëmë 10 vjet këtu dhe nuk është bërë gjë.”
Pjesa më e madhe e rrugëve janë të shtruara me dhe. Në verë pluhur dhe në ditët me shi gropa me ujë e baltë.
Ndriçimin e paguajnë në taksa, por Bashkia e Sarandës nuk ua ofron.
“Ne na shkasin këmbët, nuk shikojmë natën. Drejtojmë dritën nga këmbët se gremisemi.”
Telat e energjisë elektrike është një tjetër problem që për banorët nuk ka marrë zgjidhje.
“Bashkia e Sarandës të rregullojë elektrikun, të mos bie shtylla se do të mbyten njerëzit me korentin.”
Për problemet e kësaj lagje, banorët thonë se kanë marrë vetëm premtimeve elektorale.
Zona ndodhet shumë afër me Sarandën, por banorët atje ndihen të përjashtuar.