Një 33-vjeçare akuzohet nga policia se ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe në Korçë gjatë ditës së sotme pas një sherri të pazakontë. U desh ndëhyrja e policisë që çoi në arrestimin e saj, për të vënë situatën nën kontroll,
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Korçë.
Në pranga ra shtetasja H. A., 33 vjeçe, banuese në qytetin juglindor.s
Mësohet se nusja e re e shtëpisë, për arsye ende të paqarta ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin E. A., 37 vjeç, si dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare. Këtë të fundit dyshohet se e rrahu pasi qau në momentin e sherrit.
Më pas ajo ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Gruaja akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, tha Policia.