Çdo ditë raportohen qindra gjoba për mungesën e maskës mes qytetarëve, ndërsa grumbullimet e panevojshme janë të ndaluara, por një shembull tipik i abuzimit me rregullat e pandemisë vjen nga parlamenti.
Edhe pse duhet të japin shembullin të parët, ndodh e kundërta.
Dhjetëra deputetë në sallën ku votohet për 4 dekretet e ndryshimeve në qeveri, janë shpërndarë në grupe në sallë duke mos respektuar asnjë distancë, duke shtrënguar duart apo duke biseduar pranë njëri-tjetrit.
Të kondicionuar edhe nga hapësira e ngushtë e karrigeve dhe tryezave të kuvendit, deputetët qëndrojnë pranë njëri tjetrit, megjithëse janë në një ambjent të mbyllur. Koronavirusi ka prekur disa prej deputetëve gjatë vitit 2020, megjithatë njësoj si shumica e qytetarëve, edhe ligjvënësit tashmë janë lodhur nga rregullat e pandemisë.