Dy vakancat në KLP/ Mbyllet gara, 5 prokurorë në garë

Shqipëria

Dy vakancat në KLP/ Mbyllet gara, 5 prokurorë në garë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:40
KLP

Është mbyllur gara për vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) pas shkarkimit nga Vettingu të dy anëtarëve, Besnik Cani dhe Arben Dollapaj.

Në garë janë 5 prokurorë. Dy nga prokuroria e Vlorës,  një nga Durrësi, një nga Berati e një nga Tirana.

Sipas asaj që mëson Ora News, Bert Kuliçi dhe Elona Alvora janë dy prokurorët e Vlorës që garojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Brenda javës pritet që Prokuroria e Përgjithshme të nxjerrë datat e votimit sipas prokurorive.

Cani u shkarkua nga posti i prokurorit për shkak të problemeve me pasurinë, vendim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je.

Për të njëjtin shkak, për probleme me pasurinë u shkarkua edhe Arben Dollapaj.

Aktualisht KPL ka 9 prokurorë, nga 11 që është numri i plotë i saj.

Plotësimi i vakancave ishte parashikuar që të bëhej që në nëntor por Prokuroria e Përgjithshme pezulloi aplikimet pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat