Bashkëshortja e përparim Telës, Vjollca Tela i cili vrau dy motrat në vigjilje të Vitit të Ri ka deklaruar se është kërcënuar nga tre persona.
Ajo thotë se i kanë dhunuar vajzën e saj shurdh-memece dhe se ka frikë të jetojë në shtëpi pasi do ta vrasin.
“Dua mbrojtje nga shteti, ndihemi të kërcënuar. Personat që kanë kërcënuar gocën sot në 5:30 të mëngjesit kanë qenë me maska dhe nuk i njohim”, tha ajo para kamerave.