Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri me faj kryeministrin Edi Rama për largimin masiv të shqiptarëve. Pas presidentit Ilir Meta, edhe kryedemokrati kërkoi largimin e mazhorancës socialiste.
“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës.
Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.”
Në një përgjigje për Metën, Rama u shpreh se raporti i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim po përdoret për politikë sepse të dhënat janë të 5-6 viteve më parë.