Ministri i Jashtëm grek Dendias bisedë telefonike me kryeministri Edi Rama! Ja çfarë kanë diskutuar

Shqipëria

Ministri i Jashtëm grek Dendias bisedë telefonike me kryeministri Edi Rama! Ja çfarë kanë diskutuar

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:02
Nikos Dendias dhe Edi Rama

Në kulimin e debateve për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në twitter, Dendias shkruan: “Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon”.

Nga ana e kryeministri Edi Rama nuk ka ende asnjë reagim për temat e diskutimit.

Pak dite me pare, Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Sipas mediave greke ky është një mesazh i qartë që qeveria helene po i dërgon Turqisë.

Po sipas mediave, zgjerimi i ujërave territoriale në rajonin e Jonit, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat