Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e pak minutave më parë ku në qendër të qytetit të Elbasanit u raportua për të shtëna me armë zjarri.
Burime për MAPO shprehen se bëhet fjalë për një konlikt familjar. Arjan Ruvina ka kanosur me armë të afërmin e tij e më pas ka qëlluar në ajër.
Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë arrestimin e Ruvinës, i cili momentalisht ndodhet në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Në momentin e konfliktimit, Arjan Ruvina dhe familjarët e përfshirë në konflikt kanë qenë dy konsumuar alkool.