Pasi humbi babain nga Covid, aktori poston foto nga spitali: Sëmundje e pabesë!

Shqipëria

Pasi humbi babain nga Covid, aktori poston foto nga spitali: Sëmundje e pabesë!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:00
Gentian Zenelaj

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, ka njoftuar se ka mposhtur virusin Covid 19. Por sipas tij, nuk ka qenë e lehtë për të, pasi i është dashur që të merrte ndihmë mjekësore në spital.

Pas 14-ditësh i shtruar, tashmë Zenelaj është negativizuar. E teksa vetë ishte në spital, Genti ka marrë një lajm të hidhur. I njëjti virus me të cilin ai po luftonte, i ka marrë jetën babait të tij.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë?”, – shkruan sot aktori i humorit në “Instagram”, ku flet dhe për gjendjen e tij të rënduar shpirtërore nga humbja e madhe, siç shkruan për “shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”.

“Falënderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemrës. Zoti ju bekoftë “, shkruan ndër të tjera Zenelaj.

Pak ditë më parë, vetë Genti postoi një foto me të atin, dhe një dedikim prekës, ku njoftonte lajmin e trishtë për vdekjen e babait për shkak të koronavirusit.

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo. Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë. Kemi jetuar dhe shijuar çdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë  çfarë unë jam sot.

Kanë kujtime të mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..

Ke qenë dhe do jesh shoku im më i mirë. Këshilluesi më i duruar..Të dua shumë Babo”, shkruante Genti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat